
Programi mësimor në Mektebin e xhamisë El-Hidaje
Mësimi fetar në mektebin e xhamisë sonë zhvillohet tre ditë në javë: të mërkurën, të shtunën si dhe të dielën. (Orari i mësimit ndryshon, varësisht nga koha.)
Mësimi fetar zhvillohet në tri nivele:
1. Niveli i parë: Njohuri të përgjithshme rreth fesë, mësimi i duave të namazit si dhe mësimi i faljes së namazit në mënyrë praktike.
2. Niveli i dytë: Mësimi i alfabetit arab, dhe
3. Neveli i tretë: Leximi i Kur’anit në gjuhën arabe (hatme).
Brenda këtij procesi, punojmë dhe bëjmë ushtrime me nxënësit, me çrast u jepet nga një mësim me shkrim, pastaj bëhen diskutime në lidhje me tema të caktuara, të cilat zgjidhen me shumë kujdes nga ana e imamit të xhamisë. Në këtë proces mësimi, gjithashtu, përshihet edhe testimi i nxënësve.
Në nivelin e parë mësohen këto njohuri:
Duatë:
Subhaneke, Ihlas, Keuther, Sal-li ala, Barik ala, Rabbena atina, Rabbenagfirli.
Kushtet e fesë islame:
E dimë se…, 6 kushtet e besimit (imanit), 5 kushtet e islamit, 4 kushtet e abdestit, 3 kushtet e guslit, 3 kushtet e tejemmumit, 12 kushtet e namazit, Kohët dhe rekatet e namazeve, 4 melekët e mëdhenj dhe 4 librat e mëdhenj.
Duatë:
Fatihah, Et-tehijjatu, Fiil, Kurajsh, Maun, Kafirun, Nasr, Mesed, Felek, Nas, All-llahumme inna neste’inuke, All-llahumme ijjake, Ajetul-Kursijj
Namazet (falen në mënyrë praktike në xhami):
Abdesti, Tejemmumi, Sabahu, Dreka, Ikindija, Akshami, Jacija, Xhumaja, Bajrami, Teravija dhe namazi i xhenazes…
Në nivelin e dytë mësohet alfabeti arab përmes librit të Abdurrahman Asllanit „GJUHA E KUR’ANIT (ELIFBAJA)“, të botuar nga Shtëpia Botuese „ASR“ në Tetovë, viti 2003.
Në nivelin e tretë mësohet leximi i Kur’anit në gjuhën arabe. Në fillim, çdo fëmijë lexon nga gjysmë faqe, më pas nga një faqe, e kështu me radhë, duke e shtuar edhe numrin e faqeve.
Ne jemi të vetëdijshëm që ky plan-program dhe kjo metodë nuk e plotëson standardin e duhur dhe të kërkuar, mirëpo, sërish, kemi bindjen se me këtë formë mësimi i plotësojmë, sa do pak, nevojat dhe aspiratat tona për të qëndruar në rrugën e fesë dhe të mësimit të saj. Ne kemi shpresë se e ardhmja do të jetë më e mirë dhe më e ndritshme për gjeneratat e reja, e si rrjedhojë edhe mësimi fetar do të jetë më kreativ dhe më i avancuar.