Të nderuar dhe të respektuar vëllezër e motra!
Ju informojmë se sonte, pas namazit të akshamit, fillojmë me muajin e Ramazanit dhe me namazin e parë të Tarivisë. Andaj, ju urojmë me gjithë shpirt e zëmër ardhjen e këtij muaji të shenjtë dhe të mrekullueshëm.
Allahu xh.sh. na mundësoftë të gjithëve që të kemi agjërim të lehtë e të pranueshëm, shtim të ibadetit, sevape dhe begati të pafundme, si dhe magfireti, mëshira dhe ndihma e Allahut Fuqiplotë qoftë gjithmonë mbi ne, pra gjatë këtij muaji të Ramazanit, si edhe gjatë gjithë pjesës tjetër të vitit e edhe përgjithmonë! Amin.
Me respekt dhe sinqeritet të thellë!
Me poshtë ju informojmë për aktivitetet dhe agjendën e Ramazanit 2013:
- Namazi i Sabahut falet 25 min. pas Imsakut;
- Mukabele para namazit të drekes;
- Namazi i Akshamit falet 45 min. pas Iftarit;
- Namazi i Jacisë dhe Teravisë falet në kohën e vet;
- Iftari i përbashkët dhe tribuna qendrore e Ramazanit do të mbahet më 11 qershor, 2016, pas namazit të akshamit;
- Natën e Kadrit, xhamia ngel e hapur gjatë tërë natës dhe organizon syfirin;
- Parkimi i veturave gjatë teravive: Strassenverkehrsamt, në Wilnkeln.
- Bajrami do të falet në: Tennishalle Ullman, Gaiserwalderstrasse 16., 9015, St. Gallen / Abtwill.
Urime edhe njëherë muaji i Ramazanit dhe agjërim të lehtë!
(El-Hidaje)