Tre muajt dhe nata e Regaibit, nesër 07.04.2016

Esselamu alejkum,

Vëllezër dhe motra të nderuara,

Ju njoftojmë se nesër, 07.04.2016, e enjte, me faljen e namazit të akshamit, fillon edhe koha e Tre muajve, siç njihen në mesin e popullit tonë. Pra, nesër në mbrëmje është një natë e veçantë, me vlera sublime, Nata e Regaibit, që përcakton fillimin e muajit Rexhep, njëri nga katër muajt e shenjtë në Islam. 

Në emër të këshillit të xhamisë El-Hidaje, ju urojmë hyrjen e tre muajve, Natën e Regaibit, dhe lusim Allahun xh.sh. të na e mundësojë ta arrijmë muajin e shenjtë të Ramazanit.

Xhamia El-Hidaje