Korrupsioni përballë kërcënimit islam

HytbeFalënderimet dhe lëvdatat më të mëdha janë për Allahun e Madhëruar, Zotin dhe Krijuesin e të gjitha botëve. Selami dhe përshëndetjet tona qofshin edhe për të Dërguarin e Allahut, Muhammedin Alejhisselam, mbi familjen e tij të madhe, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që jetuan me të vërtetën në zemër.

وَلَا تَأْكُلُوا أَمْوَالَكُم بَيْنَكُم بِالْبَاطِلِ وَتُدْلُوا بِهَا إِلَى الْحُكَّامِ لِتَأْكُلُوا فَرِ‌يقًا مِّنْ أَمْوَالِ النَّاسِ بِالْإِثْمِ وَأَنتُمْ تَعْلَمُونَ

“Dhe mos e hani pasurinë e njëri-tjetrit në mënyrë të palejuar, e as mos u paraqitni me te (me ryshfet) te gjykatësit për të grabitur në mënyrë të padrejtë një pjesë të pasurisë së njerëzve kur ju e dini (se pa të drejtë po e hani atë).” (El-Bekare, 188). E

Të dashur xhemat, javën që përcollëm e karakterizuan disa ngjarje dhe data të shënuara ndërkombëtarisht. U fol  mjaftë në media dhe ndër njerëz për dhunën ndaj femrës, respektivisht gruas, dhe ndaj fatkeqësisë që ka sjellë buzë greminës me miliona njerëz në botë e që është sëmundja vrastare e Sidës. Nuk ka dyshim se Islami, si fe e pastër dhe e drejtë, këto gjëra i lufton deri në maksimum. Andaj, të shpresojmë se një ditë, do t’i trajtojmë edhe këto tema, inshallah.

Sot, të nderuar vëllezër e motra, do të flas rreth një teme tjetër, e cila, po ashtu, ishte tërheqje e vëmendjes sonë gjatë kësaj jave. Nëpër media të shkrua dhe televizive dëgjuam se si në botë korrupsioni apo ryshfeti ka marrë përmasa të mëdha, e sidomos në vendet muslimane. Organizata botërore “Transparensy International” para disa ditësh publikoi raportin e saj që tregonte për nivelin e korrupsionit tek shtetet në botë në 2013-ën. Dhe befasia është shumë e madhe: 8 vendet e fundit nga 10 vendet më të korruptuara në botë, ishin vende me popullsi shumicë muslimane.

Të nderuar vëllezër e motra besimtare, nëse botën do ta shikonim sikur një mollë dhe ryshfetin si një krimbë, atëherë do ta kishim shumë të qartë se në ç’gjendje ka ardhë shoqëria njerëzore dhe fati i kësaj toke të bekuar. Korrupsioni sot, që është si një krimb, pamëshirshëm hanë fatin tonë dhe kalb dinjitetin njerëzor.

Po vallë, pse vjen e tërë kjo? Si ka mundësi që vendet tona, ku pjesa dërmuese i përkasin besimit tonë, të jenë vendet me nivelin më të lartë të korrupsionit? A nuk i takojmë Islamit? A nuk jemi ne nga ata që themi se ryshfeti është haram? Sa njerëz sot pasurohen në kurriz të të tjerëve; sa të pafajshëm sot vuajnë dënimet për shkak të ryshfetit; sa njerëz sot udhëheqin me poste të rëndësishme shoqërore, e që ato i kanë arritur përmes ryshfetit dhe mitmarrjes?

Me që natyra e kësaj hutbe kërkon të jemi sa më të shkurtër, atëherë le të mjaftohemi me këto të dhëna fetare të cilat ndalojnë rreptësisht këtë dukuri të shëmtuar: Allahu i Madhërishëm në Kur’anin famëlartë thotë: “Dhe mos e hani pasurinë e njëri-tjetrit në mënyrë të palejuar, e as mos u paraqitni me te (me ryshfet) te gjykatësit për të grabitur në mënyrë të padrejtë një pjesë të pasurisë së njerëzve kur ju e dini (se pa të drejtë po e hani atë).” (El-Bekare, 188). E

Muhammedit a.s., porositë e thotë: “Kush ia merr një muslimani një pjesë të pasurisë, Allahu atij do t’ia obligoj zjarrin e Xhehenemit dhe do t’ia ndaloj Xhenetin.” Një i pranishëm tha: A edhe nëse ajo pasuri është e vogël? Pejgamberi a.s. tha: “Qoftë edhe nëse është sa një fije kashte.”.

“Kush bënë padrejtësi në një pjesë të tokës, do t’i varen në qafë shtatë toka (në Ditën e Gjykimit).” (Buhari).

Ai i bekuar, s.a.v.s., në një hadith tjetër vazhdon e thotë: “Kur ne e caktojmë dikë në një funksion, atij ia sigurojmë edhe shpërblimin. Nëse ai merr diçka përveç tij, ajo që merr për të do jetë zinxhirë rreth qafës së tij.” (Ebu Davudi).

Nga Theubani transmetohet se: “I Dërguari i Allahut, e ka mallkuar atë që jep, atë që merë dhe atë që ndërmjetëson në marrjen e ryshfetit.” (Imam Ahmedi).

Xhemat i respektuar, këto fjalë mallkuese profetike asnjëherë nuk kanë dalë nga goja e bekuar e Pejgamberit a.s., përveçse kur është dashur të alarmojë për ndonjë mëkat të madh. Për fund do t’ju sjell një rast nga historia, i cili tregon qartë se sa të kujdesshëm kanë qenë prijësit e drejtë muslimanë. Një ditë, Omer Ibn Abulazizit, udhëheqësit musliman, i hahej mollë, por nuk gjeti asnjë kokërr në shtëpi, madje nuk kishte as të holla për të blerë në treg. Doli jashtë dhe gjeti tek dera disa djem me tepsi të mbushura me mollë, për t’ia dhuruar vetë kalifit Omer. Ai mori një kokërr mollë, i mori erë dhe e ktheu sërish në tepsi. Ibnu Sad i tha:”Vetë i dërguari i Zotit, Ebu Bekri dhe Omeri i pranonin dhuratat.” Omer ibnu Abdul Aziz iu përgjigj: “Po, por dhurata në kohën e tyre ishte dhuratë, ndërsa sot është shndërruar në ryshfet për nëpunësit.”

(Hutbeja e Xhumasë, mbajtur  më 29.11.2013, nga imami  Hfz. Mehas Alija)

(El-Hidaje)