U shënua duaja e haxhit dhe përurimi i haxhinjve të rinj

El-hidajeE diel, 22 shtator 2013, në xhaminë tonë El-Hidaje u organizua duaja dhe përurimi i haxhinjve të sivjetshëm. Pjesëmarrës në këtë ceremoni duaje ishin, përveç xhematit të zakonshëm, edhe mysafirë dhe familjarë të tetë haxhinjve të ri, 5 bura dhe 3 gra.

Programi filloi menjëherë pas faljes së namazit të drekës, me ç’rast anëtari i kryesisë, Halil Halili, hapi programin me këndimin e një asheri, ndërsa Muhamed Hasani e pasoi me këndimin e një ilahije kushtuar pikërisht vlerave të haxhit dhe mallit për Muhammedin a.s.

Ndërkohë imami i xhamisë, hfz. Mehas Alija mbajti fjalën e rastit, duke u fokusuar tek vlera dhe madhështia e Haxhit dhe ndikimi i tij në jetën e besimtarit.

Imami i xhamisë, hfz. Mehas Alija, duke lexuar Kur'an para namazit të drekës.
Imami i xhamisë, hfz. Mehas Alija, duke lexuar Kur’an para namazit të drekës.

Gjithashtu, emocionet u shtuan me paraqitjen e nxënëses së mektebit të xhamisë, Zehra Tairit, e cila me një letër kushtuar familjarëve të saj, haxhinjë të sivjetshëm, mbushi me lot sytë e pjesëmarrësve. Si shenjë përurimi, ajo këndoi për fund edhe një ilahije.

Programi përfundoi me prezantimin e haxhinjve të sivjetshëm, të cilët kërkuan falje dhe hallallëkun e shokëve, miqve dhe xhematit prezentë.

Haxhinjtë e sivjetshëm janë:

1. Fazli Musliu me bashkëshorten
2. Muhamed Tairi me bashkëshorten
3. Naser Tairi me bashkëshorten
4. Zijadin Tairi
5. Haris Shasivari

Në fund, imami i xhamisë, bëri edhe duanë e haxhit.

(El-Hidaje)