Dua hatme e pesë talebeve të Mektebit, 07 gusht 2013

Dua hatme

Më 7 gusht 2013 pas namazit të jacisë në xhaminë tonë “El-Hidaje”, në St. Gallen, u mbajt ceremonia e duasë së hatmes së dytë të pesë nxënësve të Mektebit, të cilët për gjatë muajit të Ramazanit kryen hatmen e Kur’anit fisnik.

Nxënësit që kryen hatmen ishin:

1. Xhenis Elshani

2. Amira Amza

3. Hanife Amza

4. Esma Berisha

5. Abida Berisha

Pas këndimit të sureve të shkurtra nga telebet dhe leximit të duas së hatmes nga ana e imamit të xhamisë, Hfz. Mehas Alija, nxënësit iu nënshtruan edhe disa pyetjeve që kishin të bënin rreth njohurive dhe rregullave të Kur’anit.

(El-Hidaje)