Dua hatmeje e nxënësve të Mektebit të xhamisë

dua hatmeTë dielën, me 30 qershor 2013, pas faljes së namazit të drekës në xhaminë tonë El-Hidaje, St. Gallen, u mbajt ceremonia e duasë së hatmes të pesëmbëdhjetë nxënësve të Mektebit të xhamisë. Në këtë solemnitet morrën pjesë një numër i madh xhematlinjsh, burra dhe gra, familjarë dhe farefis, sikur që ishin të pranishëm edhe hoxhallarë dhe kryesi të xhamive përreth.

Ceremoninë e hapi imami dhe mualimi i xhamisë, Hfz. Mehas Alija, i cili, pos që falënderoi të pranishmit, bëri edhe prezantimin e nxënësve të Hatmes. Ai, gjithashtu, theksoi rëndësinë e mësim-besimit në Mekteb, ku xhaminë dhe mekbetin e ndërlidhi me fatin e brezit të ri muslimanë në qytetin e St. Galles.

Ceremonia u begatua edhe me programin e nxënësve, të cilin me prezantimet e tyre ngazëllyen dhe kënaqën të pranishmit, një pjesë e madhe e të cilëve ishin të rinj.

Në këtë solemnitet, gjithashtu, morën pjesë edhe imami i xhamisë së turqve në St. Gallen, z. Engin ef. Hoxha, imami i xhamisë së Salmsachit, Taxhedin ef. Misimi, imami i xhamisë së Wilit, Mr. Bekim ef. Alimi, Nagim ef. Mustafoski, Sadri ef. Iljazi, si dhe imami i xhamisë së Kreuzlingenit, Mr. Rejhan ef. Neziri, i cili, po ashtu, në cilësinë e Kryetarit të Unionit të Imamëve, përshëndeti në emër të të gjithë imamëve aktivitetin me rastin e hatmes në xhaminë tonë. Imamët mysafirë, gjithashtu, patën rast për t’i përshëndetur talebet dhe xhematin në përgjithësi.

Para shpërndarjes së diplomave dhe dhuratave ndaj talebeve të hatmes, kryetari i xhamisë, z. Qemal Rushiti, shprehi falënderimet ndaj të gjithë atyre të cilët kontribuan në  organizimin e aktivitetit në fjalë, ku dhe shprehi mirënjohje ndaj imamit dhe prindërve të cilët, siç u shpreh ai, nuk kanë kursyer kohën dhe mundin e tyre për të ardhur deri në një organizim të tillë.

Në shpërndarjen e diplomave dhe dhuratave, kryetari z. Qemal Rushiti, u ndihmua edhe nga sekretari i xhamisë, h. Bekim Berisha.

Nxënësit që patën mbaruar hatmen ishin:

  1. Abida Berisha
  2. Adile Jakupi
  3. Amine Jakupi
  4. Amira Amza
  5. Esma Berisha
  6. Fatime Bexheti
  7. Hadi Amza
  8. Hanife Amza
  9. Ibrahim Bajrami
  10. Mirjeta Shabani
  11. Saime Selimi
  12. Samire Bexheti
  13. Sara Selimi
  14. Valdete Bajrami
  15. Xhenis Elshani

Në fund u shtrua edhe gostia e drekës, të cilën e kishin përgatitur familjarë të talebeve të hatmes.

(El-Hidaje)