Hapet ekspozita e punimeve të nxënësve të Mektebit

DSC_0019St. Gallen, 16 qershor 2013 – Në organizimin e Bashkësisë Islame “El-Hidaje” dhe të Mektebit të saj, u organizua një ekspozitë e punimeve të nxënësve që ndjekin mësim-besimin islam në mekteb.

Në ekspozitën, që titullohej “Mektebi ju thërret”, përmes disa kaligrafive dhe punimeve të tjera të lira të dorës, nxënësit paraqitën punën dhe aktivitetin e tyre gjatë kohës së mësim-besimit.

Ekspozitën e shpalli të hapur imami i xhamisë, hfz. Mehas Alija, i cili tha se organizimi i kësaj ngjarjeje është shumë i rëndësishëm dhe shënon vizionin e ri të gjeniut musliman në qytetin e St. Galles.

“Kjo gjeneratë e re duhet të tjetë ambasadore e denjë e muslimanëve në këtë vend, duke paraqitur anën e bukur dhe të vërtetë të Islamit, me fjalët, veprat dhe sjelljet e tyre”, ka shtuar ndër të tjerash imam, M. Alija.

Fjalë rasti pati, gjithashtu, edhe kryetari i Këshillit të B. I. “El-Hidaje”,  Qemal Rushiti, i cili shprehi ngadishmërinë e tij për t’i mbështetur aktivitetet dhe projektet e tilla, duke thënë se përkrahja për talebet nuk do të mungojë asnjëherë.

Xhematit iu drejtua edhe prof. Mahir Mustafa, i cili, ndër të tjerash, tha se përpjekjet e tilla janë një kthesë dhe hap shumë i madh drejtë përfaqësimit të një roli më të gjërë të xhamisë, si institucion fetar, arsimor e kulturor.

Ky aktivitet u organizua me rastin e mbarimit të hatmes së Kur’anit fisnik të 15 nxënësve të mekbetit, të cilët duanë e hatmes do ta bëjnë, inshallah, me 30 qershor 2013, e diel.

Për më tepër, ju lëmë të shihni disi fotografi nga ekspozita:

DSC_0004

DSC_0005

DSC_0033

DSC_0032

DSC_0070