Në xhaminë tonë, El-Hidaje, me 5 qershor 2013, pas faljes së namazit të akshamit, u shënua dhe u përkujtua ndodhia e Israsë dhe Miraxhit, duke organizuar një tribunë fetare.
Pas faljes së namazit, imami, Hfz. Mehas Alija, hapi programin duke i falënderuar pjesëmarrësit, e në veçanëti mysafirët me në krye Mr. Bashkim ef. Aliun.
Tribuna filloi me leximin e një asheri nga Nagim ef. Mustafoski, i cili u pasua nga mysafiri tjetër i ftuar, Sadri ef. Iljazi, me ilahinë kushtuar Muhammedit a.s.
Më pas, ligjeratën kryesore kushtuar kësaj ndodhie me titull: “Dimensioni moral i Israsë dhe Miraxhit”, e paraqiti Bashkim ef. Aliu, i cili foli rreth disa porosive të kësaj ngjarjeje madhështore, duke ngritur pikëpamjen e përfitimit moral nga krejt ajo çka ngërthen kjo ndodhi e Israsë dhe Miraxhit.
Porosia thelbësore e Bashkim ef. Aliut ishte që muslimanët sot duhet të përfitojnë në shumë aspekte nga kjo mrekulli e madhe, sidomos në nxitjen për t’i planifikuar punët dhe përpjekjet e tyre në jetë.
Pas ligjëratës së bujshme, vazhdoi këndimi i asherëve dhe ilahive nga mysafirët.
Shënimi i natës së bekuar të Israsë dhe Miraxhit në xhaminë El-Hidaje, u përmbyll me shtrimin edhe të një kokteji rasti të përgatitur enkas për këtë natë nga xhemati i xhamisë.
(El-Hidaje)