Myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari, vizitoi xhaminë tonë

Myftiu viziton xhamine tone

Pas vizitës që i bëri xhamisë tonë dijetari i shquar islam, Myfti Muhammed Teki Uthmani, në ditën e xhuma, 17 maj, 2013, i cili e mbajti edhe hutben e xhumasë, xhaminë tonë e vizitoi edhe një mysafir tjetër shumë i respektuar nga Shqipëria, myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari.

Myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari, iu përgjigj ftesës së imamit, Hfz. Mehas Alija, dhe vizitoi xhaminë tonë me 19 maj, 2013.

Myftiu vizitoi xhaminë dhe xhematin tonë në namazin e sabahut, i cili, pas faljes së namazit, mbajti një ligjeratë për të pranishmit, ku mexhlisit i dha një atmosferë të këndshme me flladin e porosive kuranore dhe profetike.

Myftiu i shkodres duke ligjeruar

Ndërkoh, pas namazit të sabahut, myftiu së bashku me imamin dhe xhematin, vazhduan bashkëbisedimin në lokalin e kafiterisë së xhamisë, ku dhe imami, Hfz. Mehas Alija, i dhuroi myftiut librin “Jeruzalemi në Kur’an”, si shenjë falënderimi dhe respekti për vizitën që i bëri xhamisë  dhe xhematit tonë.

myftiu i shkodres dhe imami

Përndryshe, Shejh Muhammed Teki Uthmani dhe myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari, ishin të ftuar nga Forumi i të Rinjve Musliman, në organizimin e jubileut 10 vjeçar në qytetin e St. Gallenit, i cili u realizua më 18 maj, 2013, e shtunë.

 

(El-Hidaje)