Fatihaja, si dua, lexohet disa herë ne ditë, me të cilën ndikohet në zhvillimin emocional, mendor dhe shpirtëror të njeriut.[1]
Ai, duke e recituar atë, shfaq falënderimin dhe respektin e tij ndaj Zotit dhe Krijuesit të çdo gjësë që ekziston. Me këto shtatë ajete ai e thërret Allahun, xh.sh., me emrat e Tij të bukur në të cilët dominon mëshira dhe drejtësia.
Duke e pasur parasysh që kjo sure është në shenjë mëshire dhe të numrit shtatë, për të thuhet që nuk përmban shtatë shkronja – harfe nëpër mjet të cilave përshkruhen vuajtjet në xhehenem. Kështu, p.sh., shkronja TH (ث) aludon në emrin thubur (ثُبُور) – që do të thotë “shkatërrim”, siç theksohet në ajetin 14 të sures El-Furkan: “Tash mos kërkoni vetëm njëherë shkatërrimin, por atë kërkojeni shumë herë.”
Shkronja XH (ج) është e para shkronjë e fjalës “Xhehennem” e cila përmendet në 77 vende në Kur’an, kurse në ajetin 179 të sures El-A’raf thuhet: “Ne krijuam shumë nga xhinët e njerëzit për xhehennem.”
Shkronja H (خ) nënkupton “hizjun”- që do të thotë: “turpërim”, e që në Kur’an është përmendur 11 herë, kurse në ajetin 8 të sures Et-Tahrim, thuhet: “…ditën kur All-llahu nuk e turpëron Pejgamberin, e së bashku me të as ata që kanë besuar.”
Shkronja Z (ز) dhe SH (ش) simbolizojnë fjalët “zefir” dhe “shehik” – që nënkuptojnë “vështirësinë gjatë frymëmarrjes”, të cilat i gjejmë të potencuar në ajetin 106 të sures El-Hud: “E për sa u përket atyre fatkëqinjëve, ata janë në zjarr, aty ata kanë dihatje, kërhamzë të vështirë (në frymëmarrje).”
Shkronja DH (ظ) haset në shprehjen “dhil-lun” – që do të thotë “tim”, e cila përmendet në ajetin 30 dhe 31 të sures El-Murselat: “Shkoni pas asaj hijes ndarë në tri hije, që nuk bën as hije as mbron nga flaka.”
Në Fatiha, gjithashtu është lënë shkronja F (ف) që aludon në “firak” – që do të thotë “ndarje”, e që është përmendur në ajetin 14 të sures Er-Rum: “Dhe ditën kur të ndodhë kijameti, atë ditë do të ndahen (njerëzit).”
Duke e analizuar suren El-Fatiha, vërehet që, pavarësisht se çfarë lutje bëhet, ndonjëherë vetë disa folje shqiptohen në formën e shumësit, si p.sh., “të adhurojmë Ty” (إِيَّاكَ نَعْبُدُ), “kërkojmë ndihmë” (نَسْتَعِين), “na udhëzo neve” (اِهْدِنَا). Çfarë urtësie fshihet pas kësaj? Në këtë mënyrë i Lartësuari fton besimdrejtët në unitet të plotë, në bashkëpunim të fortë dhe në këshillim të sinqertë, gjë që këto bashkësinë e mbajnë në rrugë të mirë. Ky njëherit është edhe apeli i Zotit që u bëhet muslimanëve drejt përafrimit të zemrave të tyre dhe të koncentrimit të aspiratave të tyre drejtë një qëllimi, dhe ai është – nënshtrimi i drejtë të vetmit Allah. Me të njëjtat fjalë thellohet lidhja midis besimtarëve dhe forcohet dashuria në kuptim të përfitimit të kënaqësisë së Tij.
Me anë të ajetit Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm te Ty kërkojmë ndihmë!, çdo musliman kërkon nga Allahu që ta ndihmoj atë dhe të gjithë besimtarët e tjerë, sikur që është ajeti Udhëzona (përforcona) në rrugën e drejtë!, ku besimtari nëpërmjet këtij ajeti kërkon udhëzimin për vetveten dhe për vëllezërit e tjerë, nga dhe shihet shqetësimi dhe dëshira për udhëzim të njëri tjetrit. Teksti i kësaj sureje është forma më gjithëpërfshirëse sa i përkët dialogut me Krijuesin tonë, e sidomos kur besimtari gjendet në namaz.
Ebu Hurejre, r.a., thotë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut, s.a.v.s., të thotë: “Allahu i Lartësuar ka thënë: ‘E kam ndarë namazin mes Meje dhe robit Tim në dy pjesë, robit i takon ajo që e kërkon. Kur ai thotë ‘El-Hamdu lil-lahi rab-bil ‘alemin’, Allahu thotë: Më falënderoi robi Im. Kur ai thotë: ‘Maliki jeumid-din’, Allahu thotë: Më lartësoi robi Im. E kur thotë: ‘Ij-jake na’budu ve ij-jake neste’in’, kjo është mes Meje dhe robit Tim dhe ai do ta ketë atë që e kërkon. Kur robi lexon ‘Siratal-ledhine en’amte ‘alejhim gajri-l-magdubi ‘aljekum ve led-dal-lin’, Allahu thotë: Kjo është për robin Tim dhe atij i takon ajo që e kërkon.”[2]
Në këtë sure Allahu i Lartësuar i ka përmendur pesë emra të Tij, dhe ato janë: Allah, Rabb, Rahman, Rahim dhe Malik. Me anë të përmendjes së tyre sikur ka dashur t’i thotë njeriut: Të krijova për herë të parë dhe Ai jam unë, Allahu, sepse Unë jam Rabb (Zot), pastaj kundërshtove por Unë jam ai që atë padëgjueshmëri ta fsheha, sepse Unë jam Rahman (I gjithëmëshirshëm), pastaj ti u pendove dhe Unë ta fala, sepse Unë jam Rahim (Mëshirëplotë), dhe në fund do të të bashkoj me shpërblimin tënd, sepse Unë jam Malik (Sundues i Ditës së Gjykimit). [3]
Duke e pasur parasysh aktualitetin e përhershëm të mesazhit të kësaj sure, i Gjithëfuqishmi atë e respektoi duke e vënë në ballë të Librit të Tij. I Dërguari i Allahut, s.a.v.s, tekstin e Fatihasë e bëri të domosdosëm në cdo namaz në secilin reqatë duke thënë: “Nuk ka namaz ai i cili nuk e lexon në të Fatihanë.”[4]
Po ashtu, për këtë sure është thënë se është shpirti i namazit dhe thelbi i mësimit islam.
Husejnit, r.a., i përshkruhet kjo deklaratë: “Allahu i ka shpallur 104 libra dhe prej të 100, gjithë diturinë e tyre e ka reduktuar në 4, dhe ata janë: Tevrati, Zeburi, Inxhili dhe Kur’ani. Pastaj mësimin e këtyre të 4 e ka përmbledhur në Kur’an, e pastaj mësimin e Kur’anit e ka radhitur në shtatë sure duke filluar nga sureja El-Huxhurat, dhe pastaj mësimet e këtyre i ka shpallur në suren Fatiha..”
Burimi:
Halil Mehtiq, Komentar Fatihe (Komentimi i Fatihasë), Shoqata qytetare „Selam“, Zenicë, 2002., fq. 111-119.
Përkthyes:
Mehas Alija
* Përkthimi i sures në gjuhën shqipe:
“Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botëve!
Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
Sunduesit të Ditës së Gjykimit (përgjegjësisë-shpërblimit)!
Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm te Ty kërkojmë ndihmë!
Udhëzona (përforcona) në rrugën e drejtë!
Në rrugën e atyre, të cilët i begatove me të mira, jo në të atyre që kundër veti tërhoqën hidhërimin, e as në të atyre që e humbën veten! (Përkthimi i r. Sherif Ahmetit)” (M.A.)
[1] Muslimani i cili i falë pesë kohët e namazit gjatë ditës, Fatihanë e lexon 40 herë. Personi i cili për 40 vite i fal vetëm namazet farze, Fatihanë do ta lexoj 1.241.000 herë, ndërsa nësë gjatë kësaj periudha i falë edhe sunnetet, Fatihanë do ta lexoj 2.920.000 herë. Ky numër dukshëm do të rritej nëse muslimani i fal edhe sunnetet dhe nafilet e tjera, sikur janë: Taravitë, namazi i duhasë, namazi i natës, etj. [2] Muslimi. [3] Afif Abdu-l-Fettah Taberah, Ruhu-s-salati fi-l-islam, fq., 68. [4] Transmeton Tirmidhiu në Sunen. Verzion të njëjtë të hadithit e shënon edhe Muslimi në Sahih, në kapitullin mbi namazin, 4/104.(El-Hidaje)