Darkë solemne me të rinjtë e xhamisë

Darka solemneBashkësia Islame El-Hidaje, së bashku me Këshillin organizativ të futbollit, me rastin e përmbylljes së sezonit dimëror të futbollit në sallë, me datë 27. 04.2013, organizoi një takim dhe darkë solemne.

Në një atmosferë shumë vëllazërore dhe rinore,  ky takim pati edhe karakterin e tij edukues dhe udhëzues.

Pas shtrimit të darkës, u këndua pjesë nga Kur’ani dhe e ilahive. Mën fund, imami i xhamisë, duke i falëndëruar pjesëmarrësit dhe organizatorët e këtij evenimenti, porositi të rinjtë të jenë më të kujdesur sa i përket përgjegjësisë se tyre në kultivimin e vlerave dhe standardeve morale, shoqërore dhe fetare.

“Pa një rini të shëndosh dhe ambicioze, nuk do të dallohemi si një shoqëri e ngritur dhe qytetëruar.  Kjo është kështu, pasi që rinia e përfaqëson të ardhmen”, u shpreh ndër të tjera imami i xhamisë, Mehas ef. Alija.

Gjithashtu, pjesëmarrësit i përshëndeti edhe njëri nga organizatorët e takimeve fudbollistike, Ragip Morina, i cili falënderoi kryesinë e xhamisë për mbështetjen e dhënë në organizime të tilla, si dhe pjesëmarrësit e fudbollit.

Takimi zgjati dy orë e gjysmë dhe përfundoi me faljen e namazit të akshamit.  

Darka solemne1

“Zoti ynë qoftë i kënaqur me rininë tonë dhe i forcoftë çdo ditë e më shumë”.

 

(El-Hidaje)