Ftesë: Kuvendi i 23-të i Bashkësisë Islame El-Hidaje

Grupi B
Grupi B
Es-Selamu Alejkum Ve-Rrahmetullahi Ve-Berekatuhu,

Të nderuar anëtarë të xhamisë El-Hidaje,

 Në mbledhjen e fundit të kryesisë së Bashkësisë Islame El-Hidaje, me datë 06.01.2013, është vendosur që Kuvendi i saj i 23-të të mbahet me sa vijon:

  E diel, 24 shkurt 2013, pas namazit të drekës, në mesxhidin e xhamisë El-Hidaje.

 Lusim Allahun xh. sh. që ftesa jonë për të marrë pjesë në Kuvendin e 23-të t’ju gjejë shëndosh e mirë juve dhe familjen tuaj.

 Kuvendi do të zhvillohet me këtë rend pune:

Lexim nga Kur’ani nga imami hfz. Mehas Alija;

Hapja e Kuvendit të 23-të nga kryetari i Bashkësisë Islame El-Hidaje;

Raporti vjetor për mësim-besimin nga imami hfz. Mehas Alija, diskutime;

Raporti vjetor 2012, diskutime rreth raportit;

Raporti mbi kontabilitetin vjetor (buxheti 2012);

Raporti verifikues i revizoristëve për kontabilitetin vjetor;

Diskutime dhe miratimi i buxhetit dhe kontabilitetit nga kuvendarët;

Zgjedhja e kryetarit, anëtrëve të këshillit dhe revizoristëve të rinjë të Bashkësisë Islame El-Hidaje;

Agjenda e aktiviteteve në vitin 2013;

Të ndryshme (pyetje, ide, sugjerime dhe propozime, p.sh. si të organizohet më mirë mirëmbajtja e duhur e xhamisë, kafeteria, etj.)

 Ua rikujtojmë se Kuvendi është organi më i lartë i Bashkësisë Islame El-Hidaje, në të cilin raportohet për punën njëvjeçare, për të hyrat dhe për shpenzimet gjatë një viti, për aktivitetet nga Kuvendi në Kuvend dhe shqyrtohen e miratohen raportet e ofruara dhe planet për vitin e ardhshëm. Kuvendi, pra, është vendi ku raportohet, diskutohet e merren vendime valide, të cilat respektohen e përfillen nga e gjithë anëtarësia e Bashkësisë.

 Meqë pjesëmarrja juaj në Kuvend është e drejtë dhe mundësi e mirë për të kontribuar në mbarëvajtjen e tij, shpresojmë se ju do të gjeni kohë për të marrë pjesë, e për ta dhënë kontributin tuaj individual e kolektiv në favor të Bashkësisë Islame El-Hidaje.

Pjesëmarrja juaj do të na gëzojë!

Ves-Selamun Alejkum

Kryesia e Bashkësisë Islame El-Hidaje