Manifestimi me rastin e ditëlindjes së Muhammedit a.s.

8Më 27 janar 2013, e diel, në Xhaminë tonë „El-Hidaje“ në St. Gallen, u mbajt tribuna islame lidhur me ditëlindjen e Muhammedit s.a.v.s.

Si i ftuar special nga vendëlindja ishte profesori dhe sekretari i Medresesë „Isa Beu“, Jusuf ef. Zimeri, nga qyteti i Kumanovës. Ai ligjeroi mbi temën: “Muhammedi a.s. – aktualiteti i lindjes dhe rrethanat sot”.

Manifestimin e begatuan edhe mysafirët e tjerë të rastit sikur që ishte Kryeimami i Këshillit të B.I. të Prizrenit, Ali ef. Vezaj, dhe ish-myftiu dhe profesori i Medresesë “Isa Beu”, Mr. Nexhadi ef. Limani.

Gjithashtu, patëm nderin dhe rastin që në manifestim të kemi edhe ambasadorin e Republikës së Maqedonisë, zt. Nazif Ramadanin,  i cili ishte i shoqëruar edhe me zëvendësin e tij.

Të pranishëm ishin edhe hoxhallarët Rejhan ef. Neziri, Alivebi ef. Mediu, Emin ef. Odai,  Nagim ef. Mustafovski, Sadri ef. Iljazi, etj.

Ajo që i dha frymë të gjallë dhe atmosferë xhamisë ishte vetë xhemati i saj, i cili që nga fillimi e deri në fund, ishte i qetë dhe i disponueshëm për ta pritur mbarimin e manifestimit dhe për ta shijuar edhe gostinë me rastin e Mevludit.

[nggallery id=2]