Seminar për Islamin me Shkollën e Policëve të pjesës lindore të Zvicrës

Me 20 mars, 2017, ditë e hanë, në xhaminë “El-Hidaje”, në St. Gallen, u mbajt seminari i radhës mbi Islamin me aspirantët e shkollës së Policëve nga qyteti i Amrizwilit, në të cilën shkollë marrin pjesë disa kantone të pjesës Lindore të Zvicrës.

Ky seminar realizohet në bashkëpunim me organizatën Islame mbarështetërore, FIDS, e cila është kupolë e disa organizatave të tjera islame.
Programi filloi në ora 07:30 të mëngjesit dhe përfundoi në ora 18:00. Në këtë seminar morën pjesë katër klasa, ku secila kishte rreth 25 pjesëmarrës.
Pritjen e mysafirëve e bëri imami i xhamisë, Mehas Alija, së bashku me anëtarët e kryesisë, Qemal Rushitin dhe Muhamed Muratin, si dhe sekretari gjeneral i FIDS, Reha Özkarakash.

Programi i ditës ishte i tillë që përfshinte vizitën dhe paraqitjen e hapësirave të xhamisë. Po ashtu, një paraqitje nga imami i xhamisë në lidhje me atë se çfarë paraqet xhamia te muslimanët dhe se çfarë paraqesin Mihrabi, Minberi, Kursija, mesxhidi, etj. Ndërsa, Qemal Rushiti, anëtar i Këshillit të xhamisë, secilës klasë, u foli për historikun dhe proceset e zhvillimit të Bashkësisë Islame El-Hidaje.

Aspirantët e Shkollës policiore patën mundësi të dëgjonin edhe një prezantim në lidhje me Islamin dhe muslimanët, me theks të veçantë për organizimin e muslimanëve në Zvicër, nga Sekretari gjeneral i FIDS-it, Reha Özkarakash.

Në fund, secila klasë kishite përgatitur edhe pyetjet e tyre, ndaj të cilave u përgjigjën imami i xhamisë, Mehas Alija, dhe Reha Özkarakash.

Këtë seminar e nderoi edhe prezenca e tij, drejtori i Shkollës së Policisë, Marcus Kradolfer.

Në këtë seminar morën pjesë rreth 90 aspirantë.

seminar me policine1

seminar me policine5

seminar me policine4

seminar me policine3

seminar me policine2

seminar me policine8

seminar me policine6

seminar me policine7

Dieser Eintrag wurde veröffentlicht am Lajme. Setzte ein Lesezeichen permalink.