Dua hatmeje nga talebetë e xhamisë

Të dielën, më 12.02.2017, pas faljes së namazit të drekës në xhaminë El-Hidaje, të qytetit të St. Gallen-it, u mbajt ceremonia e duasë së hatmes së dymbëdhjetë nxënësve të Mektebit të xhamisë. Në këtë solemnitet morrën pjesë një numër i madh xhematlinjsh, burra dhe gra, familjarë dhe farefis, sikur që ishin të pranishëm edhe hoxhallarë dhe kryesi të xhamive përreth.

Ceremoninë e hapi imami dhe mualimi i xhamisë, Hfz. Mehas Alija, i cili, pos që falënderoi të pranishmit, bëri edhe prezantimin e programit të ditës. Ai, gjithashtu, theksoi rëndësinë e mësim-besimit në Mekteb, ku xhaminë dhe mekbetin e ndërlidhi me fatin e brezit të ri muslimanë në qytetin e St. Gallenit.

Ceremonia u begatua edhe me programin e nxënësve, të cilin me prezantimet e tyre ngazëllyen dhe kënaqën të pranishmit, një pjesë e madhe e të cilëve ishin të rinj.

Në këtë vit, në mbështetje të aktivitetit tonë morën pjesë edhe disa hoxhallarë. I pranishëm ishte kryetari i Lidhjes së Bashkësive islame të Zvicrës Lindore (DIGO), Mr. Bekim ef. Alimi, Drejtori i përgjithshëm i Forumit të Rinjve Musliman, Mr. Amet ef. Memedi, si dhe hafizi Gazmend Ceka. Hoxha Bekim ef. Alimi iu drejtua xhematit dhe nxënësve me fjalët përshëndetëse, duke dhenë edhe ndonjë porosi islame për të pranishmit, kurse Amet ef. Memeti bëri duanë e hatmes së Kur’anit.

Para shpërndarjes së diplomave dhe dhuratave ndaj talebeve të hatmes, kryetari i xhamisë, Bekim Berisha, shprehi falënderimet ndaj të gjithë atyre të cilët kontribuan në  organizimin e aktivitetit në fjalë, ku dhe shprehi mirënjohje ndaj imamit dhe prindërve të cilët, siç u shpreh ai, nuk kanë kursyer kohën dhe mundin e tyre për të ardhur deri në një organizim të tillë.

Nxënësit që patën mbaruar hatmen ishin:

1. Nedreta Ramizi

2. Ajla Jakupi

3. Amra Abduli

4. Jasmina Hasipi

5. Fatime Hasipi

6. Zehra Tairi

7. Ardenis Berisha

8. Sead Sakipi

9. Ensar Ameti

10. Jakup Ameti

11. Omer Morina

12. Merlind Ademi

Në këtë dua hatmeje nxënësit u prezantuan me program të larmishëm fetarë, përfshirë mësime fetare, pjesë kuranore, ilahije, suret e shkurtra të Kur’anit, si dhe programi u begatua edhe me ashere të Kur’anit nga tre kandidatët për hifz pranë Mektebit të xhamisë El-Hidaje.

Në fund u shtrua edhe gostia e drekës, të cilën e kishin përgatitur familjarët e talebeve të hatmes.

Hatme

hatme1

hatme3

hatme4

hatme5

hatme6

hatme7

mehas alija

hatmeja 2017

Dieser Eintrag wurde veröffentlicht am Lajme. Setzte ein Lesezeichen permalink.