Iftari dhe tribuna e xhamisë El-Hidaje

Iftari

Bashkësia islame El-Hidaje, më 13.07.2013, e shtunë, mblodhi në një iftar të përbashkët xhematin e saj dhe mysafirë të xhamive të tjera, përfshirë, gjithashtu, edhe personalitete të shquara nga fusha të ndryshme fetare e kulturore.

Në këtë organizim mori pjesë edhe hoxha i nderuar nga Linzi i Austrisë, Menderez ef. Alili, imam në xhaminë Bashkimi, i cili pati edhe ligjeratën kryesore të tribunës, e cila pasoi menjëherë pas u hëngër iftari dhe pasi u fal namazi i akshamit.

Iftarin e përshëndeti kryetari i DIGO-s, Dr. Hisham Majzar, hoxha Taxhedin ef. Bislimi dhe imami i turqve, Engin hoxha.

Ishte një natë e veçantë vere në St. Gallen, ndonëse në mungesë të xhematit, të cilët kanë shkuar në vendlindje, sërish u krijua një atmosferë e bukur ramazani. Tribunën e drejtoi imami i xhamisë, Mehas ef. Alija, kurse e përshëndeti edhe kryetari i xhamisë Qemal Rushiti, i cili u uroi të pranishmëve mirëseardhje dhe agjërim të pranuar.

Në fund fjalë përshëndetëse pati edhe zv. imami për sivjet, Hfz. Irfan Imeri, ndërsa nxënësi i Mektebit pranë xhamisë El-Hidaje, Xhenis Elshani, këndoi ajetet e fundit të sures El-Bekare.

Iftari
Iftari1

Iftari2

Iftari3

Tribuna

Tribuna1

Tribuna

(El-Hidaje)